Xhevdet Peci po kthehet në tokën e dashur të Kosovës 

Boksi

Xhevdet Peci po kthehet në tokën e dashur të Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2022 Në ora: 11:50
Xhevdet Peci po kthehet në tokën e dashur të Kosovës 

Kampionët nuk vdesin kurrë! Kampionët gjithmonë janë në mes nesh! Legjenda e boksit të Kosovës, Xhevdet Peci, po rikthehet në tokën e dashur të Republikës së Kosovës.

Ai shkoi qe disa muaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte me gruan dhe djalin e tij! Nuk shkoi nga qejfi por nga dëshpërimi. 

Me 90 euro pension nuk jetohet dhe mori një rrugë për në Amerikën e largët. 

Xhevdet Peci po kthehet në tokën e dashur të Kosovës.

Po kthehet në Kosovën e dashur! Po kthehet në fshatin e lindjes Zhazhë, aty ku e kaloi fëmijëri e bukur!

Po kthehet në shtetin e vet.  

Kampioni po kthehet aty ku u rrit me fitore, suksese e tituj. 

Xhevdet Peci po kthehet të populli i tij, populli shqiptar që jetoj e u gëzua me sukseset e tija. 

Xhevdet Peci ka marrë rrugën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Kosovë, jo si zakonisht, kësaj radhe po kthehet më ndryshe! Kësaj radhe po kthehet në arkivol.

Kësaj radhe po kthehet në arkivol!

Në fundviitin e vitit 2021, me 26 dhjetor, tek “Tre Sheshirat”, gjatë takimit, kampioni mu drejtua: “Po shkoj nga 15 janari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çfarë më bë këtu me 90 euro”.  Gjatë ndejës më shumë se një orë, më tregoi shumë gjëra, me tregoi edhe prapaskenat e tij të karrierës, me tregoi për fitore, me tregoi sfidat, me tregoi edhe për shumë rrezikshmëri që kaluan si klub i boksit Prishtina në shtetin që nuk ekziston më, Jugosllavia. “I vetmi je që nuk po e harron gjeneratën e artë”.

“Po shkojë në Amerikë, kthehem prapë. Kthehem”! Kampioni e mbajti fjalën, po rikthehet në tokën e dashur.

Aty ku kaloi rininë e tij e deri në pensionim. Kampion po vjen në tokën e vet, në shtetin e vet, në atdheun e vet.

Kampioni apo babai i boksit, pesë tituj me Prishtinën në ish Jugosllavi, “dora e hekurt”, që hodhi shumë kundërshtarë në nokaut! I papërsëritshmi nesër do të vendoset në shtëpinë e re të përjetshme, në fshatin e bukur të lindjes Zhazhë të Mitrovicës!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat