Aziz Salihu shpërthen për rastin Xhevdet Peci 

Boksi

Aziz Salihu shpërthen për rastin Xhevdet Peci 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2022 Në ora: 13:50
Aziz Salihu shpërthen për rastin Xhevdet Peci 

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, sportisti i shekullit Aziz Salihu, ish boksieri i mirënjohur, shpërthen për rastin Xhevdet Peci.

Salihu tha se nuk po mund ta marrë veten, ka humb një koleg e mik të madh, që kaluan pjesën më të mirë së bashku me sukseset e klubit të boksit Prishtina.

“Jam shumë nervoz”, kështu e fillon bisedën Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Xhevdet Peci është mbret”, thotë me zë të dridhur Salihu.  

Të tregoj drejtën, jam shumë i zhgënjyer, jam shumë nervoz. Strese të shumta, edhe kjo ka mundur me ndikuar të Xhevdet Peci. 

Ai ka mundur me jetuar edhe më shumë sikur mos të kishte stresin. Bota e ka njohur.

Peci ka qenë boksier shumë i mirë, kemi qenë një kategori dhe kurrë nuk kemi pas problem mes vete kur boksonim.

Ai i nokautonte e unë i rrihja dhe fitonim. Si kryetar i klubit po mendojmë me bë diçka.

Kurrë nuk kemi me harruar Xhevdet Pecin. Kemi me ia mbajt një turne kur e bën njëvjetorin e vdekjes e kemi me bë tradicional turneun”, thotë më tej. 

Salihu tha se ka qenë marre e madhe që një emër i madh si Xhevdet Peci të ketë një pension 100 euro,.

“Këta të Qeverisë, të bëjnë çmos me rregulluar statusin e sportistëve të merituar.

Gjithë unë e Xhevdeti kemi bë bum.  Xhevdeti ka marrë 100 euro pension, marre! Xhevdet Peci shumë e kam dashur, e kam çuar shumë mirë me të.

Bashkë i kemi mundur krejt. Xhevdeti është i madh. Sportistët e mëdhenj nuk po i respektojnë, po i lënë anash.

Mos na vajtoni kur të vdesim, por nderona sa jemi gjallë. Kemi qenë gjashtë boksierë të asaj kohe që kemi boksuar në Evropë e botë.

Xhevdet nuk lindi nëna, edhe Xhevdeti thoshte: Aziz nuk lind nëna. 

Ai është mbret i boksit. Unë e ai jemi numër një, ai ka qenë gjashtë herë kampion i ish Jugosllavisë e unë 10 herë”, tregon “Zizi”.

“Jam i mërzitur shumë. Na la edhe një koleg, një mbret i boksit. Gjithë e kam dashur”-  përfundon Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat