Homazhe dhe mbledhje përkujtimore për ta nderuar dhe për ta kujtuar Xhevdet Pecin

Boksi

Homazhe dhe mbledhje përkujtimore për ta nderuar dhe për ta kujtuar Xhevdet Pecin

Më: 11 maj 2022 Në ora: 15:07
Homazhe dhe mbledhje përkujtimore për ta nderuar dhe për ta kujtuar Xhevdet Pecin

Ministria e Sportit njofton se nesër do të mbahen homazhet dhe mbledhja përkujtimore për ta nderuar figurën e ish-boksierit, Xhevdet Peci, i cili ndërroi jetë të hënën.

Siç njofton MKRS-ja, homazhet do të mbahen nesër në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, prej orës 9:00 deri në 12:00.

Ndërsa, varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:30, në fshatin Zhazhë në Komunën e Mitrovicës.

Gjithashtu, nesër, nga ora 19:30, do të mbahet mbledhje përkujtimore për ta kujtuar legjendën e boksit në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

Xhevdet Peci ndërroi jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshën 67 vjeçare.

Ai njihej si “Grushti i hekurt”, ndërsa konsiderohet si njëri prej sportistëve më të mëdhenj që i ka pasur Kosova ndonjëherë.

Ka qenë kampion i ish-Jugosllavisë dhe kampion ballkanik, duke e çuar shumë lart klubin e boksit Prishtina në vitet e 70-ta dhe të 80-ta.

Sportistët dhe Federatat sportive i shprehën ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit, ndërsa atë e kujtoi edhe kryeministri Albin Kurti.

Xhevdet Peci është një legjendë dhe emri i tij nuk do të vdesë kurrë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat