Legjenda e futbollit: Kosova në zi, krah hapur e pret birin e tij

Boksi

Legjenda e futbollit: Kosova në zi, krah hapur e pret birin e tij

Nga: K. G. Më: 11 maj 2022 Në ora: 22:07
Legjenda e futbollit: Kosova në zi, krah hapur e pret birin e tij

Legjenda e futbollit, Faruk Domi, është i pikëlluar për ikjen në amshim të mikut të tij dhe legjendës së boksit dhe sportit të Kosovës, Xhevdet Peci. 

Domi, ish futbollist i gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina, është i pikëlluar thellë.  

“Kosova në zi, krah hapur e pret birin e tij!

Në pritje të ardhjes së kolosit të sportit të Kosovës nga SHBA- ja, tani të ndjerit mbretit të ringut mbarëkombëtar, të papërsëritshmit, legjendës, trimit të pashembullt dhe doajenit Xhevdet Peci.
Xhevdo!

Mirë se vjen në tokën arbërore, mirë se vjen në Kosovën kreshnike, mirë se vjen në vendin e shqiponjave, mirë se vjen te shokët që aq shumë i deshe dhe të deshën .

Prehu në paqe miku ynë.

Pushofsh në parajsë”, ka shkruar Faruk Domi në profilin e tij në facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat