Legjenda e boksit, Hashani emocionon për Xhevdet Pecin: Jeta na bëri të ikim larg...

Boksi

Legjenda e boksit, Hashani emocionon për Xhevdet Pecin: Jeta na bëri të ikim larg...

Nga: K.G. Më: 12 maj 2022 Në ora: 15:25
Bajram Hashani

Legjenda e boksit, Bajram Hashani, emocionon me disa fjalë për mbretin e boksit të Kosovës, Xhevdet Peci.
Hashani i takon gjeneratës së artë të Prishtinës, i cili me këtë ekip shijoi titullin e parë në ish Jugosllavi në vitin 1975-1976.

Ish boksieri i mirënjohur e ka të vështirë të pajtohet se Xhevdet peci ka ikë në amshim. 

“Lamtumir miku im, shpresoj se do të takohemi. 

Jeta na bëri të ikim larg por gjithmonë kurr vija nga Amerika, bisedonim në kohën tonë si kemi qenë! 

Tani nuk mund të thërras e të them: Unë në Kosovë jam e të pinim kafe aty tek Dardania! Mik pushu në parajsë, ne kolegët gjithmonë do të kujtojmë me krenari. Lajm që pak po mundem me përballu më.

Prit atje shoq!”, ka shkruar Hashani në profilin e tij në facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat