Shqiptari e kishte sfiduar, por boksieri merr vendimin e papritur

Boksi

Shqiptari e kishte sfiduar, por boksieri merr vendimin e papritur

Më: 13 maj 2022 Në ora: 19:29
Shqiptari e kishte sfiduar, por boksieri merr vendimin e papritur

“Faleminderit prej të gjithë shqiptarëve që më mbështesin. Jam krenar që ju takoj, jam i lumtur shumë për këtë fitore. Tani, dua Amir Khanin në ring ndaj meje”, tha Marku pas fitores se arritur se fundmi…

Por, sa keq qe boksieri britanik, Amir Khan, ka njoftuar se do të tërhiqet nga sporti. Në shkurt ai kishte përballjen e fundit, ku u mund nga rivali historik, Kell Brook. 35-vjeçari njoftoi në llogarinë e tij në Twitter, se kishte ardhur koha për të “varur dorezat”.

“Ndihem i bekuar që kam pasur një karrierë kaq të mrekullueshme që ka zgjatur mbi 27 vjet”, shkruan Khan.

Dua t’u them një falënderim të përzemërt dhe skuadrave të jashtëzakonshme me të cilat kam punuar dhe familjes, miqve dhe fansave të mi për dashurinë dhe mbështetjen që më kanë dhënë”, vijon shkrimi.

Ish-kampioni i unifikuar i peshave të lehta dhe fituesi i medaljes së argjend në Olimpiadën e Athinës në vitin 2004, largohet nga boksi me një rekord prej 34 fitoresh dhe gjashtë humbjesh. Tre nga të cilat i ka pësuar në tre ndeshjet e fundit.

Gjatë karrierës së tij, ai u përballë me boksierë me emër si Canelo Alvarez, Marcos Maidana Carlos Molina dhe Devon Alexander. Boksieri shqiptar, Florian Marku, e kishte ftuar në përballje Khan-in pasi mundi, Chris Jenkins, muajin e kaluar në Newcastle.

Sfida mes Markut dhe Khan-it kishte shanse të mëdha të zhvillohej në Tiranë, me ringun e vendosur në fushën e stadiumit “Air Albania”, në tetorin që vjen.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat