WBC ka gati planin rezervë nëse tërhiqet Fury

Boksi

WBC ka gati planin rezervë nëse tërhiqet Fury

Më: 19 maj 2022 Në ora: 11:48
WBC ka gati planin rezervë nëse tërhiqet Fury

Nëse boksieri britanik Tyson Fury do të tërhiqet nga sporti, atëherë WBC ka gati një plan rezervë për të rikthyer në ring ish-kampionin e botës së këtij Divizioni, amerikanin Deontay Wilder. Ky i fundit zhvilloi dy sfidat e fundit pikërisht ndaj Fury, ku u mund, duke humbur titullin kampion.

Wilder nuk duelon që prej tetorit të vitit të kaluar dhe është pretendenti nr.1 për të dueluar për titullin. këtë gjë e konfirmoi presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman.

“Sigurisht që Deontay do të duelojë për titullin nëse Tyson tërhiqet, pasi renditet i dyti në klasifikimin e WBC, pas Fury”, tha Sulaiman.

“Kam biseduar me të para dy muajsh dhe gjërat po shkojnë mirë për të. Më ka premtuar se do të shohë me optimizëm përpara për t’u rikthyer në ring. Kemi ende pak kohë për të vendosur për të ardhmen e Divizionit tonë. Në vendet 2 e 3 renditen Joe Joyce dhe Joseph Parker”, tha Sulaiman.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat