​Kampionja Donjeta Sadiku pritet me ceremoni

Boksi

​Kampionja Donjeta Sadiku pritet me ceremoni

Më: 22 maj 2022 Në ora: 09:54
Donjeta Sadiku

Donjeta Sadiku ditë më parë ka shënuar histori duke u bërë kampione e bronztë botërore në Kampionatin Botëror për senior të mbajtur në Stamboll të Turqisë.

Ajo aterojë në mbrëmje në Aeroportin e Prishtinës.

Kurse, në finalen e turneut ndërkombëtar "Lah Nimani", e cila organizohet sot nga Federata e Boksit e Kosovës, do të bëhet pritja dhe përurimi i saj, në Palestrën e Sportit "1 Tetori" në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00. 

Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e MKRS, si dhe KOK. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat