Khan: E pashë sfidën e fundit “show” të Floydit, por...

Boksi

Khan: E pashë sfidën e fundit “show” të Floydit, por...

Më: 27 maj 2022 Në ora: 12:13
Khan: E pashë sfidën e fundit “show” të Floydit, por...

Boksieri britanik Amir Khan, ish-kampion bote dhe i tërhequr nga sporti dy javë më parë, ka ftuar në një sfidë “show” boksierin amerikan Floyd Mayweather, gjithashtu i tërhequr nga sporti prej disa vitesh. Prej vitesh është përfolur për një duel mes dy boksierëve, por që asnjëherë nuk kryqëzuan dorezat në ring në një duel të vërtetë.

Këtë gjë, Khan synon ta realizojë në një duel “show”, duke ftuar Mayweather në ring.

“E pashë sfidën e fundit “show” të Floyd dhe them se ai ka nevojë për një sfidant të vërtetë në ring. Ai ka nevojë për një sfidë të vërtetë, që të ndjejë adrenalinën e një sfidë boksi dhe jo për rivalë si Don Moore”, u shpreh Amir Khan.

“Unë jam 100% i sigurt se ne mund ta organizojmë një duel të tillë “show” në të ardhmen, për të argëtuar fansat. Do ta telefonoj dhe do ta ftoj në ring.

Unë kam shumë dëshirë ta organizojmë këtë sfidë, pasi kam vite që e ëndëroj këtë përballje me Floyd”, tha Amir Khan.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat