Haney: Kjo është një ëndërr që bëhët realitet

Boksi

Haney: Kjo është një ëndërr që bëhët realitet

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 18:41
Haney: Kjo është një ëndërr që bëhët realitet

Boksieri amerikan Devin Haney u shpall sot kampion i padiskutueshëm i botës në peshën e lehtë, pas triumfit me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj australianit George Kambosos Jr. Edhe pse sfida mes tyre u zhvillua në Australi, boksieri vendës nuk arriti të triumfojë, duke humbur edhe titujt që mbante.

23-vjecari Haney qëndron i pamposhtur pas kësaj sfide, 28 fitore e asnjë humbje, ndërsa për Kambosos kjo ishte humbja e parë në karrierë (numëron edhe 20 fitore). Të tri gjyqtarët ia dhanë Haney fitoren (116-112, 116-112, 118-110), në një duel mjaft të bukur me 12 raunde, ku të dy boksierët dhuruan spektakël në ring.

Sfida u zhvillua në prani të 42 mijë fansave në “Marevl Stadium”. Haney, përvecse mbrojti titullin e kategorisë WBC, mori edhe titujt e kategorive WBA, IBO, WBO dhe “The Ring”, duke unifikuar titujt kampionë.

Një duel i komanduar në përgjithësi prej tij, duke e vënë shpesh në vështirësi Kambosos, që nuk dha atë që pritej.

“Kjo është një ëndërr që bëhët realitet.

Ndihesha mirë dhe zbatova planin që kisha përgatitur përpara kësaj sfide. Nuk u godita aspak nga Kambosos dhe e dominova sfidën, duke fituar shumicën e raundeve. Mendoj se bëra një sfidë të mirë, duke qenë më i zgjuar se rivali im”, u shpreh Davin Haney pas sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat