Shqiptari i rikthehet ringut, 6 vite më parë u rrah me David Hayen

Boksi

Shqiptari i rikthehet ringut, 6 vite më parë u rrah me David Hayen

Nga: K. Goca Më: 10 qershor 2022 Në ora: 13:18
Shqiptari i rikthehet ringut, 6 vite më parë u rrah me David Hayen

Boksieri Arnold Gjergjaj kërkon një tjetër goditje në peshë të rëndë. Tre vjet pas luftës së tij të fundit, ai kthehet në boks, pse e bën këtë 37-vjeçari?

“Gjashtë vite më parë, Arnold Gjergjaj mori rastin e jetës. Më 21 maj 2016, ai boksoi në Londër kundër ish-kampionit botëror David Haye.

Mbrëmja kthehet në një fiasko: njeriu me nofkën  ‘Kobra" mposhtet shpejt, rrëzohet herët në ‘O2 Arena’ e mbushur plot me shikues. Nga ëndrra e befasisë së madhe, kjo ishte humbja e tij e parë profesionale.

Image

Gjergjaj, foto media zvicerane "Blick"

Arnold Gjergjaj e ka zhvilluar luftën e tij të fundit deri më tani tre vjet më parë”, shkruan mes të tjera media “Blick”.

Gjergjaj,  (sonte) të premten bën rikthimin e tij në ring. Nuk është më skena e madhe, në Uster ZH ai bokson kundër kroatit Tomislav Sentiq (5 fitore, 2 humbje). 

Por çfarë mund të bëjë tjetër Gjergjaj? “Unë nuk jam më më i riu”, thotë ai për ‘Blick’. 

Ai pozon për fotografët e ‘Blick’ në vendin e tij të ri të punës: Gjergjaj drejton një dyqan karburanti në Kannenfeldplatz të Baselit.

Përveç kësaj, ai ende ka palestrën e tij të boksit në Pratteln, dhe gjatë fundjavave ai ndihmon vëllain e tij në supermarketin e tij. Boksieri ka shumë për të dëgjuar në pikën e karburantit këto ditë.

Arsyeja është çmimi i lartë i benzinës. 

Gjergja kërkon fitore ndaj kroatit Sentiq. “Dua të luftoj përsëri për një titull”, thotë ai. “Kjo është puna ime. Unë punoj dhe boksoj. Unë nuk bëj asgjë tjetër”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat