A e di Federata e Boksit e Kosovës se cili është selektori dhe a ka mosmarrëveshje?

Boksi

A e di Federata e Boksit e Kosovës se cili është selektori dhe a ka mosmarrëveshje?

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2022 Në ora: 14:51
A e di Federata e Boksit e Kosovës se cili është selektori dhe a ka mosmarrëveshje?

Probleme dhe mosmarrëveshjet në sportin e Kosovës si gjithmonë, por ndonjëherë ndodhin edhe gjëra të pakuptimta dhe të panevojshme!

A e di Federata e Boksit e Kosovës se cili është selektori dhe a ka mosmarrëveshje?

Federata e Boksit e Kosovës, sigurisht e di se selektor të meshkujt është Besim Brahimi! A iu pëlqen apo jo, aktualisht ai është!
Faton Xhakli është selektor të femrat!  A iu pëlqen apo jo, aktualisht ai është!

Një anëtar i afërt me bordin e Federatës së Boksit të Kosovës, thotë se ka mosmarrëveshje për çështjen e trajnerit! “Donjeta Sadiku thuhet se ka një lëndim në dorën e djathtë, por sa e dij e vërteta është ndryshe. 

Marjola Sallauka është trajnere e Donjetës dhe ajo nuk mund të jetë pjesë e Lojërave Mesdhetare, kjo ka bërë që edhe Donjeta mos të marrë pjesë”, tha një burim i afërt me Bordin e Federatës së Boksit të Kosovës.

Marjola nuk figuron në listën e Komitetit Olimpik për Oran të Algjerisë. Nëse kjo qëndron se shkaku i mosmarrëveshjeve për trajner se cili do të jetë atje dhe një boksiere e spikatur mos të shkojë në Lojërat Mesdhetare, do të ishte katastrofë!

Faktikisht, çdo kund në botë dihet se selektori është ai që vendos dhe askush tjetër.

Bordi i Federatës së Boksit të Kosovës dhe Këshilli Profesional, duhet të jenë më konkret dhe mos të lejojnë gjëra të tilla!

Fundja, duhet të mblidhen sa më shpjet dhe t’i zgjidhen këto probleme në relacionin e trajnerëve! “Donjeta nuk shkon pa trajneren në Lojërat Mesdhetare”, tha një burim tjetër po ashtu i afërt me federatë.

Lista sipas KOK-ut
Donjeta Sadiku (-60 kg)

Bashkim Bajoku (-52 kg)

Shpetim Bajoku (-63 kg)

Patriot Behrami (-69 kg)

Lorent Murati (-57 kg)

Trajnerë: Besim Brahimi dhe Faton Xhakli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat