Boksierët e Kosovës në fazën e fundit të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare

Boksi

Boksierët e Kosovës në fazën e fundit të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 15:09
Latif Demolli

Kombëtarja e Kosovës në boks po zhvillon përgatitjet e fundit për pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare, të cilat do të  zhvillohen në Oran (Algjeri) nga data 25 qershor deri me 7 korrik. 

“Në përgatitje janë boksierët: 52 kg Bashkim Bajoku, 57 kg Lorent Murati, 63 kg Shpëtim Bajoku, 69 kg Patriot Behrami, së bashku me selektorin Besim Brahimi”, njofton Latif Demolli, sekretari përgjithshëm i FBOXK-së. 

Sipas selektorit Besim Brahimi, ekipi i boksierëve është jashtëzakonisht në formë të mirë dhe javën e fundit janë duke ushtruar dy herë në ditë.

“Besojmë se do të jemi të gatshëm për këto gara dhe shpresojmë se do të kthehemi me më së paku dy medalje nga këto Lojra Mesdhetare”.

Në këto gara ka qenë e paraparë të marr pjesë edhe boksierja, Donjeta Sadiku, e cila muajin e kaluar fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit, të mbajtur në Stamboll të Turqisë.

Për shkak të një lëndimi në dorë gjatë përgatitjeve, Sadiku nuk do të marr pjesë në këto gara  për çka e ka të ndaluar të garojë për të paktën një muaj.

Krahas Donjetës, në Oran nuk do të udhëtojë as përzgjedhësi i femrave në boks, Faton Xhakli.
Ekipi i Kosovës do të udhëtoj me datën 21 Qershor, ku do të vazhdojnë me përgatitjet dhe adaptimin e klimës deri në fillimin e garave në boks me datën 26 qershor”
, njofton Demolli.

Në këto gara të Lojrave Mesdhetare, drejtësinë do ta ndaj edhe gjyqtari ndërkombëtar (IBA) z. Latif Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat