Florian Marku paralajmëron duelin e madh në kryqytetin shqiptar

Boksi

Florian Marku paralajmëron duelin e madh në kryqytetin shqiptar

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 19:53
Florian Marku paralajmëron duelin e madh në kryqytetin shqiptar

“Kam respekt për Chris Jenkins, ai pranoi të ndeshej me mua. Doja t’ju tregoja që nuk kam ardhur me fat deri këtu, unë jap zemrën time kur ngjitem në ring.

Sot më ka çarë në kokë. Unë ende po mësoj. Tani dua që i radhës të jetë Amir Khan”.

Kështu do të shprehej kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku, pas duelit të fituar ndaj Chris Jenkins për mbrojtjen e titullit kampion në IBF International. Duket se momenti i madh po vjen. Marku ka hedhur në Instgram një “story”, ku shfaqet stadiumi “Air Albania”, shoqëruar me mesazhin “së shpejti”.

Cili do të jetë kundërshtari i radhës i “The Albanian King”?

Amir Khan? Promotori i Markut, Benjamin Shalom, po merret me organizimin e një eventi historik për të pasionuarit e boksit në Shqipëri. Surprizën do ta zbulojë së shpejti kampioni lushnjar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat