Krasniqi nokauton kundërshtarin  

Boksi

Krasniqi nokauton kundërshtarin  

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 21:25
Krasniqi nokauton kundërshtarin  

Arianit Krasniqi ka treguar boks të cilësisë së lartë.

Ai ka shënuar edhe një fitore të madhe, duke paralajmëruar se do të jetë një emër i madh i këtij sporti.

Legjenda e sportit të Kosovës, Kamer Demaj, ish bilder i mirënjohur, njofton për Arianitin, të cilin e ka përcjellur nga afër. 

Image

“Sot në Velbert të Gjermanisë, u mbajt finalja e Kampionatit të Gjermanisë në boks, në Republikën e Baden Württembergut, në kategorinë e rëndë, ku përfaqësoj Arianit Krasniqi nga Rottweil!

Arianiti i pamposhtur, nokautoj kundërshtarin nga Republika e Bajernit, që në raundin e parë, kështu që tani Arianiti do ta përfaqësoj Gjermaninë në Kampionatin Botëror që mbahet në vjeshtë në Spanjë!

Shpresoj se edhe në Kampionatin Botëror, Arianiti nuk do të na zhgënjej!”, ka shkruar Demaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat