Katër boksierë e përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Boksi

Katër boksierë e përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 12:20
Ekipi i boksit

Komiteti Olimpik i Koosvës (KOK) ka filluar sot me prezantimin e ekipeve që do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Në edicionin e 19-të të kësaj gare që po zhvillohet në Algjeri, Kosova në sportin e boksit do të përfaqësohet nga katër garues.

Listës i prijnë dy kampionët e Ballkanit për vitin 2021, Bashkim dhe Shpetim Bajoku.

Po ashtu, ekipi kosovar i boksit do të jetë nën udhëheqje të trajnerit Besim Brahimi, kurse gjyqtar do të jetë Latif Demolli.

Më poshtë e gjeni ekipin e Kosovës në boks për Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Bashkim Bajoku (kategoria deri në - 52 kilogramë)

Shpetim Bajoku (kategoria deri në - 63 kilogramë)

Patriot Behrami (kategoria deri në - 69 kilogramë)

Lorent Murati (kategoria deri në - 57 kilogramë)

Trajner: Besim Brahimi

Gjyqtar: Latif Demolli

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat