Nuk e dorëzon titullin, ja arsye

Boksi

Nuk e dorëzon titullin, ja arsye

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 12:34
Fury

Boksieri britanik Tyson Fury ka deklaruar se është tërhequr nga sporti, si i pamposhtur (32 fitore e 1 barazim). Megjithatë, ai ende nuk e ka nxjerrë vakant titullin kampion të peshës së rëndë, kategoria WBC.

Duket se britaniku pret ende një shans, të duelojë me fituesin e revanshit Joshua-Usyk, që do të zhvillohet më 20 gusht, në Arabinë Saudite. Ose më saktë, Fury pret të mësoja fitimet që do të sjellë ajo sfidë para se të pranojë ndonjë ofertë.

Fuiry ka konfirmuar se nuk rikthehet për “thërrime”, por se synon një pagesë të mirë para se të ngjitet sërish në ring.

“Kam bërë mjaftueshëm para për të jetuar komod edhe për 20 jetë të tjera”, u shpreh Fury për mediat.

“Askush nuk e godet dot kaq kollaj fytyrën time. Kam fituar shumë të ardhura, kam ende trurin në vend, një grua e gjashtë fëmijë. Ndaj, nëse doni të më kritikoni shkoni pirdhuni. Për momentin nuk dua të dueloj sërish, por nuk i dihet asnjëherë se cfarë mund të ndodhë pas 6 muajsh. Do të vijë momenti kur të marr vendimin final”, tha Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat