Spikat dueli për titullin kampion bote

Boksi

Spikat dueli për titullin kampion bote

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 12:03
Këtë fundjavë do të zhvillohet

Këtë fundjavë do të zhvillohet në Las Vegas eventi UFC-276 në artet marciale mikse.

Spikat dueli për titullin kampion bote në peshën “featherweight” (pesha deri 66kg) mes kampionit në fuqi, Alexander Volkanovski dhe sfidantit amerikan Max Holloway.

Ky i fundit, një veteran në kafaz (23 fitore e 6 humbje) ka qenë kampion i këtij Divizioni dhe e ka humbur titullin pikërisht ndaj Volkanovski. Holloway ka humbur edhe revanshin (me vendim jo-unanim), por gjithnjë është ndjerë si i vjedhur.

“Unë kam qenë kampion në këtë sport që kur kam shkelur këtu. Jam ndjerë kampion që kur kam fituar duelin e parë apo edhe kur kam pësuar humbjen e parë. Në sytë e mi kjo gjë nuk ndryshon asnjëherë”, tha Holloway, që ka fituar dy sfidat e fundit në kafaz.

“Ky është besimi që më nevojitet për ta fituar këtë duel dhe për të rimarrë titullin e humbuer. Ndjej se ma kanë vjedhur atë titull, ndaj do të bëj gjithçka për ta rifituar atë”, u shpreh Max Holloway.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat