Brahimi: Ne e kemi medaljen, dashakeqëve të boksit ju them mbylleni gojën 

Boksi

Brahimi: Ne e kemi medaljen, dashakeqëve të boksit ju them mbylleni gojën 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 qershor 2022 Në ora: 12:34
Besim Brahimi

Boksieri Shpëtim Bajoku mbrëmë ka pasur një mbrëmje të madhe duke i siguruar medaljen e parë boksit të Kosovës si shtet nga Lojërat Mesdhetare.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Besim Brahimi, tha se Bajoku boksoi me mençuri ndaj boksierit Essam Amen.
Brahimi thotë qysh tani kanë filluar rezultatet e boksit dhe do të vazhdojnë me suksese.

“Ne tani kemi medaljen nga Lojërat Mesdhetare, dashakeqëve të boksit ju them mbylleni gojën, mos folni para kohe!

Image

Vetëm le ta dijnë se boksierët e Kosovës janë 19 deri në 23 vjeç dhe tash kanë filluar rezultatet e boksit.

Nëse ka përkrahje nga federata e nga ministria Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami, Bashkim Bajakou  e Lorent Murati, janë katërshja që do të sjellin medalje nga Lojërat Olimpike  - Parisi 2024.

Image

Dhe vetëm se do të rritet numri me talentë tjerë si Taulant Jakupi e Donat Syla.

Dy talentë që pres prej tyre shumë shpejt t’i bashkohen këtij ekipi”, thotë Brahimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat