Agim Latifi, kampion në Lojërat Mesdhetare në vitin 1987: Duhet mi afruar ekspertët...

Boksi

Agim Latifi, kampion në Lojërat Mesdhetare në vitin 1987: Duhet mi afruar ekspertët...

Nga: Kemajl Goca Më: 30 qershor 2022 Në ora: 13:47
Agim Latifi

Ish boksierit Agim Latifi, si sot i kujtohet suksesi i madh në Lojërat Mesdhetare në vitin 1987, që u mbajtën në Siri.

Latifi boksoi në kategorinë velter dhe u bë kampion në atë vit!

Një ndjenjë që nuk mund ta përshkruajë as sot, për faktin se ka qenë konkurrencë shumë e fortë dhe si shqiptar i Kosovës është dashur të jesh 10 herë më i mirë se një ish jugosllav për të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare.

Image

Agim Latifi në vitet e 80-ta

Ky vit ishte i artë, pasi që përveç Agim Latifit, edhe Aziz Salihu fitoi medaljen e artë dhe Fatmir Makollit të argjendtën. 

Latifi sot është nënkryetar i Federatës së Boksit të Kosovës, i cili i gëzohet suksesit të boksierit të Kosovës, Shpëtim Bajoku, që mbrëmë siguroi medaljen në Lojërat Mesdhetare.  

“Lojërat Mesdhetare janë një gjysmë olimpiadë. Është sukses i madh, pas 35 viteve po fitojmë medalje në Lojërat Mesdhetare.

Ëndrra jonë ka qenë kjo”, thotë Latifi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ish boksieri i gjeneratës së artë, kujton kohën e tij kur ka boksuar në Lojërat Mesdhetare në Siri, konkurrenca ka qenë e tmerrshme vetëm për të zënë një vend në reprezentacionin e ish Jugosllavisë, për të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare.   

“Konkurrenca ka qenë shumë e fortë, për t’u kualifikuar kemi pasur nga dy - tre veta konkurrencë, veç për me marrë pjesë është bërë një lloj filtrimi.

Dihet se klubi i boksit Prishtina atëkohë ka qenë ndër klubet më të mëdha të ish Jugosllavisë. Kemi qenë të përgatitur, kemi pas tri gara të mëdha, Kampionatin Botëror, Ballkanik dhe Lojërat Mesdhetare.

Tash është më ndryshe për sportistët, se si shtet shkon drejtpërdrejt, është një plus i madh për ta”, thotë ai.

Latifi tha se Kosova ka talente të mëdha: “Duhet punë, duhet mi afruar ekspertët se kemi talente të shumtë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat