Bajoku, djaloshi që ia zbardhi fytyrën boksit të Kosovës 

Boksi

Bajoku, djaloshi që ia zbardhi fytyrën boksit të Kosovës 

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 20:59
Besim Brahimi e Shpëtim Bajoku

Boksieri Shpëtim Bajoku fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare, që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Bajoku është djaloshi që ia zbardhin fytyrën boksit të Kosovës. Një medalje që i mungonte boksit të Kosovës, dhe që i jep infuzion të madh për të ardhmen. 

“Medalja e bronztë që shkëlqen si ari nga LM.

Përfaqësuesja e Kosovës në boks mori pjesë me 4 boksierë në L.M. Oran 2022 dhe arriti rezultate: Medalja e bronztë - vendi i 3-të, Shpëtim Bajoku, vendi i 5-të Bashkim Bajoku dhe 2 vende të 7-ta Lorent Murati dhe Patriot Behrami.

Shpëtim Bajoku arriti pas 31 viteve të sjell medalje nga Lojërat Mesdhetare në Kosovë.

Edhe pse në gjysmëfinale u dëmtua nga gjyqtarët në duel me boksierin vendor të Algjerisë Abdelli Yahia dhe mbeti me medalje të bronztë shkëlqimin e ka si të arit për arsye se është medalja e parë në boks e Lojërave Mesdhetare për Republikën e Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës në boks e perzgjedhur nga selektori i Kombëtares Besim Brahimi  në Lojëra Mesdhetare u përfaqësua me 52 kg Bashkim Bajoku, 57 kg Lorent Murati dhe 69 kg Patriot Behrami.

Selektori Besim Brahimi u nda i kënaqur me boksin dhe formën që treguan boksierët tanë në Lojërat Mesdhetare. Drejtësinë në Lojërat Mesdhetare me notë të lartë e ndau gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli”, shkruan mes të tjera në faqen e Federatës së Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat