Adesanya mbron titullin e kampionit

Boksi

Adesanya mbron titullin e kampionit

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 12:55
Adesanya

Askush nuk ka qenë në gjendje t’i afrohet Adesanya gjatë drejtimit të tij në divizionin 185 lb të UFC, duke fituar 22 duele radhazi përpara UFC 276. Mbrëmjen e së shtunës ai vazhdoi dominimin e peshave të mesme me një fitore ndaj Cannonier, në një përballje që nuk kishte si të shkonte ndryshe.

Cannonier kishte fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e peshës së tij dhe kishte dalë vetëm kundër ish-kampionit Robert Whittaker. Adesanya mezi priti të zbarkonte në ring dhe mbeti i pakapshëm gjatë gjithë kohës së duelit, spikati me mjaft goditje të tijat për të qenë gjithmonë përpara.

Tifozët filluan të shqetësoheshin gjatë raundit të pestë, duke besuar se secili prej tyre do të bëhej më agresiv. Sidoqoftë, kjo nuk ndodhi. Adesanya e fitoi titullin në vitin 2019, duke mposhtur Whittaker. Ka qenë relativisht e lehtë për 32-vjeçarin që ta mbrojë titullin, qysh kur u bë kampion i padiskutueshëm.

Nigeriani i lindur në Zelandën e Re mundi Yoel Romero, në një nga ndeshjet më të mërzitshme për titull në historinë e UFC, përpara se të lukujdonte Paulo Costa në raundin e tretë, pasi shumë kishin pritur që braziliani të ishte shumë më i rrezikshëm se sa përfundoi.

Pas humbjes ndaj Jan Blachowicz në një duel për titullin e peshave të rënda të polakut, Adesanya vazhdoi të mposhtë Marvin Vettori për herë të dytë në karrierën e tij, dhe më pas përsëri Whittaker.

Fitorja ndaj Cannonier nuk ishte edhe aq emocionuese, me momentin më të mirë që erdhi në hyrjen e tij, pasi doli në ring me muzikën e përdorur nga legjenda e WWE, Undertaker. Mbrojtja e radhës e titullit të Adesanya mund të jetë sigurisht më e vështira deri më tani, pavarësisht se duket sikur ai e ka “spastruar” plotësisht divizionin tashmë.

Kjo për shkak se ai ka të ngjarë të përballet me njeriun e vetëm që e ka ndaluar ndonjëherë në një duel, brazilianin Alex Pereira, i cili e mundi kampionin në një ndeshje kikboksi më 2017.

Pereira fitoi më herët të shtunën mbrëma, në UFC 276, një duel kundër të renditurit në numrin katër, Sean Strickland, duke e eliminuar amerikanin që në raundin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat