Alvarez gati për triologjinë ndaj Golovkin

Boksi

Alvarez gati për triologjinë ndaj Golovkin

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 12:37
Alvarez gati

Boksieri meksikan Canelo Alvarez ka folur për duelin që do të zhvillojë në shtator të këtij viti ndaj kazakut Gennady Golovkin. Kjo do të jetë hera e tretë që këta dy boksierë do të përballen në ring, me meksikanin që ka fituar sfidën e dytë, ndërsa e para është mbyllur në barazim.

“Unë nuk i shoh shpesh ndeshjet e së shkuarës, maksimumi dy herë dhe kaq. Nuk më nevojitet t’i rishoh për t’u përgatitur për përballjen e tretë ndaj Golovkin.  Mendoj se sfida e dytë ndaj tij ishte më e mira opër mua. Kisha një plan për atë sfidë që më nxori fitues”, tha Alvarez.

“Unë e shoh këtë trilogji si të ngjashme me përballjen e dytë, por ndihem më i forte dhe më i pjekur në ring. Kjo do të bëjë një ndryshim. Ai është i fortë, por unë nuk e di se sa krahasuar me herën e fundit. Më duhet ta sfidoj dhe më pas mund t’ju them nëse është i tillë apo jo”, tha më tej boksieri meksikan.

“Gjithsesi, mua nuk më intereson nëse ai është i njëjti djalë apo jo. Unë do të përgatitem për t’u përballur me Golovkin më të mirë. Nëse jo, nuk më intereson vërtet kjo gjë. Ky është kundërshtari im I radhës dhe unë me të vërtetë dua ta mund atë në ring”, u shpreh Canelo Alvarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat