Mes Pulev e Chisora, një kapele bëhet mollë sherri

Boksi

Mes Pulev e Chisora, një kapele bëhet mollë sherri

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 12:15
Mes Pulev e Chisora, një kapele bëhet mollë sherri

Këtë fundjavë, në Londër, do të zhvillohet dueli i peshës së rëndë në boks mes bullgarit Kubrat Pulev dhe britanikut Dereck Chisora. Kjo do të jetë përballja e dytë mes tyre, me Pulev që ka triumfuar në sfidën e parë, në vitin 2016.

Sot, dy boksierët janë përballur jashtë ringut, në një takim “ballë për ballë”, ku nuk ka munguar tensioni. Ka qenë Pulev ai që I ka hequr kapelen nga koka rivalit të tij dhe më pas e ka vendosur kapelen në kokën e tij.

Pasi e ka rrotulluar kapelen së prapthi, dy boksierët janë ngjeshur “kokë më kokë”, por pa u prekur me duar. Ata kanë debatuar mes tyre, por pa u konfrontuar fizikisht edhe pse mes dy boksierëve nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë.

Edhe pse situata u tensionuarm me stafet përkatëse që u afruan dhe menjëherë nisën t’i ndanin dy boksierët, ata i lanë takim njëri-tjetrit në ring, pas 72 orësh. Chisora numëron 32 fitore e 12 humbje në karrierën e tij, ndërsa Pulev numëron 29 fitore e 2 humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat