Në ring do të shihni një Joshua më agresiv se kurrë

Boksi

Në ring do të shihni një Joshua më agresiv se kurrë

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 15:01
Në ring do të shihni një Joshua më agresiv se kurrë

Boksieri britanik Anthony Joshua po përgatitet për revanshin e 20 gushtit ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, kampionin e botës në peshën e rëndë.

Një revansh që pritet me padurim, pasi Joshua kërkon të rimarrë titujt, ashtu sikurse pat bërë dy vite më parë. Sfida do të zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite. Për këtë përballje, britaniku ka ndryshuar trajner, Roberto Garcia, që rrëfen stërvitjen e “nxënësit” të tij.

“Javë pas jave, ne shohim shumë përmirësime në Anthony, ndërkohë që kanë mbetur edhe pesë javë nga trajnimi i vështirë. Ai do të bëhet gjithnjë e më i mirë, kështu që deri në momentin që të zhvillohet sfida, ai do të jetë 100% gati”, tha trajneri Robert Garcia.

“Ai është me një ekip që dëshiron që ai të fitojë, dëshiron që ai të performojë dhe dëshiron që ai të jetë pak më i ashpër. Unë mendoj se kjo është ajo që unë sjell. Bashkë me Angel Fernandez po e shtyjmë atë të jetë agresiv, të jetë një djalë i poshtër në ring, për të lënduar këdo ka përballë tij. Ai e ka bërë këtë kohët e fundit, dhe unë jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat”, tha trajneri i Joshua.

“Joshua ka një fuqi të çmendur, ndoshta më shumë se kushdo në Divizion.

Ka një grusht të fortë dhe do ta lëndojë fort kundërshtarin e tij. Joshua po bën pikërisht atë që është plani. Mendoj se do të jemi gati. Në sfidën e parë, Joshua nuk ishte i përgatitur për të fituar luftën. Tani, ai po mendon të fitojë dhe mendon të lëndojë kundërshtarin. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Garcia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat