Mayweather konfirmon rikthimin në ring

Boksi

Mayweather konfirmon rikthimin në ring

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 14:18

Boksieri amerikan Floyd Mayweather, i pamposhtur në karrierën e tij (50 fitore, 0 humje) ka deklaruar se do të rikthehet në ring në fund të këtij viti si një boksier profesionist. Ai u tërhoq nga sporti në vitin 2017, pasi fitoi me KO teknik duelin ndaj Conor McGregor.

Gjatë këtyre viteve ai ka marrë pjesë në disa duele “show”, por tashmë ai beson se aftësitë e tij në ring janë ende të mjaftueshme për t’u rikthyer si protagonist. Mayweather konfirmoi se do të marrë pjesë në 3 duele, nga të cilat pritet të arkëtojë të paktën 200 milionë dollarë secila.

“Këtë vit do të zhvilloj edhe 3 duele. Dy mund të jenë “show” dhe një duel i vërtetë.

Por mbani mend një gjë, që unë të ngjitem në ring dua të paktën 200 milionë dollarë”, tha 45-vjeçari Floyd Mayweather, fitues i 15 titujve kampionë bote në pesha të ndryshme në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat