Hern: Edhe nëse humb sfidën, Joshua nuk tërhiqet

Boksi

Hern: Edhe nëse humb sfidën, Joshua nuk tërhiqet

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 11:46
Hern: Edhe nëse humb sfidën, Joshua nuk tërhiqet

Edi Hern, promotori i njohur i boksit ka deklaruar se nuk ka asnjë shans që britaniku Antonya Jooshua të tërhiqet nga sporti, nëse humbet revanshin me ukrainasin Oleksandr Usyk.

“Çfarëdo të ndodhë në ring në atë sfidë, Joshua do të vazhdojë të boksojë”, tha Hern.

Kjo përballje e dytë mes dy boksierëve do të zhvillohet me 20 gusht, në Xhedah. Në atë sfidë, Usyk do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë, që i pat fituar në shtatorin e vitit të kaluar.

“Një humbje e dytë e Xhoshua-s ndaj Usyk, nuk do t’i japë fund karrierës së tij.

Joshua ka shumë dëshirë të boksojë dhe ky sport është gjithçka për të. shumë njerëz më thonë se ai duhet të tërhiqej pasi humbi ndaj ukrainsit në sfidën e parë.

Ai thjesht humbi një sfidë, ndërkohë që ka një karrierë të ndritur. Jam i sigurt se Xhoshua do të vazhdojë të boksojë për shumë kohë”, tha Hern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat