Tyson çudit: Vdekja ime do të vijë shumë shpejt

Boksi

Tyson çudit: Vdekja ime do të vijë shumë shpejt

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 11:49
Tyson çudit: Vdekja ime do të vijë shumë shpejt

Legjenda e boksit, Mike Tyson beson se vdekja është duke i ardhur shumë shpejt, ndërsa ka folur edhe për falimentimin e tij dhe humbjen e qindra milionave dollarë pas problemeve me gruan e tij.

56 vjeçari i tha terapistit të traumave dhe të varësisë, Sean McFarland se ndien që koha e tij do të mbarojë shpejt.

“Ne të gjithë do të vdesim një ditë, natyrisht”, theksoi Tyson në “podcastin” e tij “Hotboxin’ with Mike Tyson”, shkruan “Daily Mail”.

“Tutje, kur e shikoj veten në pasqyrë, i shoh ato pika të vogla në fytyrën time dhe them: ‘Wow, data ime e skadimit është afër, vërtet afër”, vazhdoi ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.

Ndër të tjera, Tyson ka thënë se paraja nuk ka shumë rëndësi për të më, duke shtuar se ajo ta ofron një ndjenjë false të sigurisë.

“Njerëzit mendojnë se paraja do t’i bëjë të lumtur pasi nuk kanë pasur para më herët. Pr, kur ke shumë para, nuk mund të presësh që të të duan të gjithë. Beson se je i paarritshëm kur ke shumë para dhe kjo nuk është e vërtetë”, nënvizoi Tyson.

Ai po ashtu tha se e kishte një bisedë me gruan e tij të tretë, Lakiha Spicer, pasi ajo kishte thënë se paratë do t’i ofrojnë asaj siguri afatgjate kur ai të vdesë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat