Shitet rripi për titullin e peshave të rënda të Muhamed Ali

Boksi

Shitet rripi për titullin e peshave të rënda të Muhamed Ali

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 12:45
Shitet rripi

Rripi i titullit të peshave të rënda në WBC i Muhamed Ali nga lufta e tij e famshme “Rumble In The Jungle” është shitur për pesë milionë euro.

Lufta e vitit 1974 ishte një nga momentet më të paharrueshme të boksit, pasi Ali ndaloi Xhorxh Foremanin e frikshëm për të rimarrë titullin e peshave të rënda në kombin afrikan të Zaire. Ali e fitoi luftën me nokaut në raundin e tetë.

Rripi metalik në ngjyrë ari, me rrip lëkure të gjelbër, arriti 13 herë më shumë se vlerësimi i tij prej 400,000 euro në ankand në Dallas. Brezi prestigjioz u nxor në shitje nga biznesmeni amerikan Troy Kinunen, i cili ka mbledhur 1.600 gjësende që lidhen me boksierin gjatë jetës së tij, sipas “The Sun”.

Fituesi i konkursit për brezin ishte pronari i “Indianapolis Colts”, Xhim Irsaj, siç e konfirmoi lajmin në një postim në Tuiter. Irsaj ka zbuluar se ai e bleu rripin për koleksionin e tij të muzikës rock, historisë amerikane dhe relikeve të kulturës pop që aktualisht po bën turne në vend.

“Krenar që jam administruesi!”, Irsaj ka postuar në Tuitter.

Rripi do të shfaqet më 2 gusht në Skelën e Marinës së Çikagos dhe më 9 shtator në Indianapolis.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat