Tysoni i tregon Joshua-s si mund ta mposht Usykun

Boksi

Tysoni i tregon Joshua-s si mund ta mposht Usykun

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 15:26
Tyson

Ish-boksieri i madh botëror Mike Tyson, ka folur para duelit Anthony Joshua- Oleksandr Usyk.

Dueli mes Joshua-s dhe Oleksandr Usyk do të luhet të shtunën që vjen, dhe ky meç po pritet më kureshtje të madh nga i gjithë globi.

Luftëtari britanik do të ndeshet me ukrainasin për herë të dytë në përpjekje për t’i rifituar titujt e më të mirit të botës në peshat e rënda WBA, IBF dhe WBO, që i humbi një vit më parë.

“Ai do ta ketë vërtet të vështirë ta mposht Usykun. Do të jetë e vështirë kjo, sepse ukrainasi është i shpejtë dhe e kaloi Joshua me goditjen e tij.

Joshua duhet të mësojë se si të merret me goditjen e tij. Kjo është e vetmja gjë që ai nuk mundi ta përballonte. Ishte e qartë, anglezi nuk mundi ta përballonte goditjen dhe lëvizjet e kundërshtarit. Ai është një grushtues i fuqishëm, por nuk është aq i saktë.

Duhet të jesh i saktë kundër një djaloshi të tillë, sepse ai lëviz shumë. Do të duhet ta lodhësh, ndryshe nuk e mposht dot Usyk. Nuk mjafton thjesht ta godasë. Joshua duhet të rrisë ritmin, vetëm pak, jo shumë. Ai ka shumë potencial”, ka thënë Tyson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat