Usyk po bëhet gati për mbrojtjen e titullit

Boksi

Usyk po bëhet gati për mbrojtjen e titullit

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 22:30
Usyk po bëhet gati për mbrojtjen e titullit

Anthony Joshua e “kërcënoi” gjatë ditës Oleksandra Usyk, por gjatë mbrëmjes ukrainasi ka publikuar një video ku duket së është i gatshëm për mbrojtjen e titullit

Joshua pati fjalë të mëdha sot paradite..

“Do ta thyej kundërshtarin. Nuk më intereson se sa i fortë është ai, shpirti im luftarak do t’i kalojë të gjitha pengesat”, deklaroi Joshua për “Sky Sports Box Office”.

Mirëpo, ai nuk do të ketë punë të lehtë pasi edhe Usyk është i vendosur për ta mbrojtur titullin e kampionit të botës.

Usyk është edhe më i motivuar pas luftës që nisi në Ukrainë, e ku për një kohë të shkurtër shkoi edhe vetë për të luftuar, por që u lirua nga shteti për të shkuar dhe për t’u përgatitur pasi ky u konsiderua si një interesa nacional.

Meçi mes Joshuas dhe Usykut do të zhvillohet më 20 gusht në “King Abdullah Sports City” në Jeddah, ndërsa është e vlefshme për titujt WBA (Super), IBF, WBO e IBO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat