Zbulohet nga sa para përfituan Usyk dhe Joshua pas luftës të së shtunës

Boksi

Zbulohet nga sa para përfituan Usyk dhe Joshua pas luftës të së shtunës

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 15:19
Usyk dhe Joshua

Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua u përballën të shtunën më 20 gusht për titullin e peshave të rënda ku fitues doli boksieri ukrainas pas 12 raundeve duke mbrojtur titujt në kategoritë IBF, WBA dhe WBO

Përkundër fitores së Usyk, mësohet se fitimet nga kjo ndeshje janë ndarë baras dhe të dy luftëtarët kanë fituar mbi 75 milionë dollarë secili.

Për gjatë 12 raundeve, Usyk dhe Joshua shfaqën një luftë të ashpër dhe të pakompromis ndërmjet tyre, por në fund ata u ndanë në mënyrë paqësore, duke përshëndetur njëri-tjetrin, madje që të dy ngritën lartë flamurin e Ukrainës në shenj përkrahje për këtë vend i cili tash e disa muaj është duke u përballur me invazionin e shtetit rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat