Qamil Hashani, dikur shkatërronte kundërshtarët në ringjet ish jugosllave, ku jeton sot? 

Boksi

Qamil Hashani, dikur shkatërronte kundërshtarët në ringjet ish jugosllave, ku jeton sot? 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2022 Në ora: 14:31
Qamil Hashani

Sportist i respektuar kudo, dha kontribut të madh në boks ndër vite, njëherësh si boksier dhe pastaj edhe si trajner.

Është Qamil Hashani, një personalitet i rrallë që ka qyteti i Ferizajt dhe Kosova. 

Sikur sot dashamirëve të boksit dhe sportit në përgjithësi, iu kujtohen meçet e Qamil Hashanit. 

Image

Ai përveç grushtit si çekan, shquhej për teknikë ndaj çdo kundërshtari!

Një karrierë të pasur sportive, duke boksuar deri në ligën më të fortë në botë, në ish Jugosllavi, për ekipin e Pelisterit të Manastirit.

Hashani ka shumë kujtime të mira e të paharrueshme të asaj kohe, sidomos nuk e harron edhe përballjen me klubin me të madh shqiptar, Prishtinën, ndaj boksierit Fatmir Makolli. 

Image

Hashani thotë se liga e asaj ka qenë shumë e fortë, ndërsa në Manastir jetonin me boksin dhe mijëra shikues ishin në palestër në përkrahjen të Pelisterit. 

Ku e filloi karrierën? 

Image

Karrierën e nisi në klubin IMK Çeliku pikërisht në vitin 1981, në kohën kur Kosova u kaplua nga demonstratat e mëdha. 

Ai ushtroi me trajnerët Xhevat Xhemajlin dhe Hysen Gërgurovci. 

IMK Çeliku gjithmonë do t’i mbetet në zemër ku kaloi ditët më të mira të rinisë, në kohën kur boksonte siç quhej atëkohë liga krahinore duke u ngjitur në ligën e dytë federative ish jugosllave. Kulmin e afirmimit e arriti me këtë ekip.  

Image

Karriera e tij ka qenë jashtëzakonisht interesante, me IMK Çelikun boksonin në ligën e dytë federative të ish Jugosllavisë pikërisht në edicionin 1986-1987.

Hashani thotë se Kosova ka pas boks të fortë, kujton kohën kur Prishtina garonte në elitë, ndërsa pesë ekipe në ligën e dytë federative, si IMK Çeliku, Trepça, Gjakova, Partizani i Gjilanit dhe Prizrenit. Sipas tij, kjo ishte madhështore sepse klubet shqiptare sundonin në shtetin që nuk ekziston më. 

Hashani ka boksuar në kategorinë e mesme, pastaj ka kaluar në gjysmë të rëndë.

Hashani shquhej për mjeshtrin e tij në ring dhe si rezultat i kësaj edhe  në vitin 1989 kaloi te Pelisteri. 

Me Pelisteri pati shumë meçe që edhe sot janë në kujtesën e tij.

Ai tregoi klasin e tij në ligën më të fortë, duke u bërë idhull i tifozëve të asaj kohe.

Nuk duhet harruar edhe një sukses të madh të djaloshit të artë ferizajas, kur në Zajeçar fitoi medaljen e artë, duke mahnitur të gjithë me shkëlqimin e tij në ring. Përveç kësaj ai u shpall edhe boksieri më i mirë në komunën e Ferizajt. 

Pas IMK Çelikut dhe Pelisterit, ai karrierën e ka vazhduar në Kumanovë dhe në "Pernik" të Bullgarisë.

Sukseset e tij nuk u ndalen asnjëherë, në vitet e pas luftës me KB Kastriotin u shpallen kampion të Kosovës, kur ai punonte si trajner së bashku me Xhevat Xhemajlin dhe Bekim Mustafa.

Dikur shkatërronte kundërshtarët në ringjet ish jugosllave, sot jeton në Ferizaj.

Qamil Hashani sot numëron 60 vite, 6 dekada por ndihet krenar që ndër vite dha kontribut për boksin dhe sportin në përgjithësi.

Është krenar për të gjitha dhe po ashtu që ka një familje të mrekullueshme e cila gjithmonë është krah i djathtë i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat