Diaz dhuron spektakël, mposht Fergusonin dhe largohet

Boksi

Diaz dhuron spektakël, mposht Fergusonin dhe largohet

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 12:12
Diaz

Nate Diaz mposhti me “submission” në raundin e katërt Tony Ferguson, në përballjen kryesore të eventit UFC-279, zhvilluar sot në Las Vegas.

Sfida e vlefshme për peshën “welter” nuk ishte për titull, por ishte një spektakël i vërtetë në kafaz, mes dy veteranësh të këtij sporti.

Një kapje për qefë në raundin e katërt (gijotinë), mbylli para kohe sfidën, me Diaz që festoi kështu sfidën e tij të fundit në UFC.

“Ka qenë një marrëdhënie ku duheshim dhe urreheshim me UFC-në. Tani do të largohem për pak kohë për të qenë më i miri në një sport tjetër”, tha Nate Diaz pas fitores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat