Donjeta Sadiku eliminon francezen

Boksi

Donjeta Sadiku eliminon francezen

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 18:20
Donjeta Sadiku eliminon francezen

Fituesja e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror, boksierja Donjeta Sadiku, ka treguar formë të mirë në përballje me francezen Maiva Hamadouche.

“Donjeta Sadiku 60 kg sot në çerekfinale të turneut ndërkombëtar "Balkan" në Sofje, mundi bindshëm boksieren me përvojë ish kampione evropiane dhe boksiere nga Franca Maiva Hamadouche.

Medalistja botërore Donjeta Sadiku nuk lejoi befasi dhe qysh nga raundi i parë filloi të boksoj taktikisht duke goditur kundërshtaren e cila gjatë tre rundeve sulmoi por Donjeta ju shmang goditjeve.

Në fund të duelit Donjeta unanimisht shpallet fituese dhe nesër në gjysmëfinale bokson kundër boksieres nga Zvicra Ana Milihiqi”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat