Amar Koçi shkon në finale

Boksi

Amar Koçi shkon në finale

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 11:28
Amar Koçi

Amar Koçi shkon në finale!

Një super lajm vjen nga boksieri shqiptar Amar Koçi, i cili do të garojë për titullin e kampionit të Europës në kampionatin europian të boksit U-17 që po zhvillohet këto ditë në Montesilvano të Italisë.

Koçi triumfoi në gjysmëfinale me italianin Giuseppe Cirillo për peshat e mesme dhe deri më tani ka eliminuar 3 kundërshtarë.

Ai do të përballet mbrëmjen e së martës me gjeorgjianin Giorgi Natroshvili për kategorinë deri 75 kilogramë, duke garuar kështu për medaljen e artë, pasi ka siguruar atë të argjendit, duke mposhtur fillimisht një kundërshtar nga Lituania dhe tjetrin nga Armenia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat