Mekgregor nuk përfill as UFC-në

Boksi

Mekgregor nuk përfill as UFC-në

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 12:03
Mekgregor

Konor MekGregor, ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, synon të rikthehet në kafaz në 3-mujorin e parë të vitit 2023.

Edhe pse presidenti i UFC-së, Dana Uajt, u shpreh se irlandezi duhet të testohet nga USADA (antidopingu amerikan) të paktën 6 muaj para sfidës së parë, MekGregor ka të tjera plane. “The Notorius” ka më shumë se një vit që nuk kryen asnjë test antidoping, ndaj sipas UFC-së vështirë se mund ta shohim sërish irlandezin në kafaz para muajit prill 2023.

“Do të rikthehem shumë shpejt. Kam shënjestruar vitin 2023 për t’u rikthyer në kafaz, mundësisht në 3-mujorin e parë”, ka shkruar Mekgregor në rrjetet sociale.

Irlandezi, është ende duke kryer xhirimet e filmit “Road House”, ku ai do të debutojë së shpejti në ekranin e madh. Xhirimet po kryhen në Republikën Domenikane. Pasi të përfundojë këto xhirime, MekGregor do t’i dedikohet 100% stërvitjes.

“Kjo aventurë e re më dha disa muaj më shumë për t’u përgatitur. Do të më duhen edhe disa muaj stërvitje intensive për të qenë sërish në 100% të formës dhe gati për të dueluar sërish”, u shpreh Konor McGregor.

Iralndezi nuk duelon prej korrikut 2021, kur u operua për shkak të një dëmtimi që pësoi në këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat