Do të mbahet turneu ndërkombëtar “Adem Jashari”, disa shtete pjesëmarrëse

Boksi

Do të mbahet turneu ndërkombëtar “Adem Jashari”, disa shtete pjesëmarrëse

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 14:26
Do të mbahet turneu ndërkombëtar “Adem Jashari”

Federata e Boksit e Kosovës, ka bërë të ditur se me 5 – 6 nëntor do të mbahet turneu ndërkombëtar “Adem Jashari” në boks.

“Federata e boksit e Kosovës do të organizoj turneun e madh ndërkombëtar i 24 me radhë "Adem Jashari" që është në kalendarin zyrtar të EUBC dhe IBA".

Pavarësisht që të gjitha përgatitjet janë bërë, në ende nuk kemi të paktën as konfirmimin për mbështetje nga Qeveria e Kosovës nën patronatin e së cilës mbahet turneu si dhe nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, nga të cilët shpresojmë që deri nesër të marrim lajme të mira.

Turneu mbahet me 5 e 6 nëntor në Palestrën e Sporteve 1 Tetori në Prishtinë.

Gjysmëfinalja 5 nëntor ora 16:00

Finalja 6 nëntor ora 12:00

Pjesëmarrës janë boksierët nga Bullgaria, Zvicra, Sllovakia, Italia, Maqedonia, Rumania, Shqipëria dhe Kosova.
Gjyqtarë: Agim Tahiraj, Agim Shala, Marigona Beadini, Rasim Rrustemi, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri, Agron Nushi, Luan Krasniqi, Fatlum Agushi, Filip Nue; supervisor: Sima Viorel – Rumani, Visor: Sylejman Voca. Mjeku kujdestar: Agron Kamberi, Haki Dragusha”
, njofton federata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat