Ish-kampionia e botës: S’mund të jem gjithnjë Mona Liza

Boksi

Ish-kampionia e botës: S’mund të jem gjithnjë Mona Liza

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 14:34
Ish-kampionia e botës

Luftëtarja amerikane Rose Namajunas, ish-kampione e botës në peshën “strawweight” (pesha deri 55kg), në maj të këtij viti humbi titullin e këtij Divizioni. Ajo humbi revanshin ndaj Carla Esparza, që pas 10 ditësh do të mbrojë gjerdanin në një duel ndaj kinezes Weili Zhang.

Namajunas është në qendër të një dokumentari që do të publikohet së shpejti për jetën e saj të titulluar “Thug Rose: Mixed Martial Artist”. Ish-kampionia e botës shprehet se është gati për një fillim të ri.  “Padyshim që mora atë që më duhej nga ajo sfidë e fundit”, tha Namajunas për MMA Junkie.

“E di që për fansat ishte e tmerrshme ajo humbje. Unë krenohem që jam një luftëtare shumë emocionuese dhe gjithmonë kam pasur luftime emocionuese.

Por kuptova se duke qenë një artiste e përzier luftarake, unë jam një artiste dhe ju nuk keni gjithmonë Mona Lizën, apo jo? Ndonjëherë ju keni vetëm njolla dhe vepra arti abstrakte”, tha Namajunas, dy herë kampionë e botës në këtë peshë.

“Ndihem nw paqe me veten dhe shoh pwrpara. E kam kaluar këtë situatw edhe më parë, kam qenë këtu dhe e di që kjo është pikërisht ajo që më duhej. Kështu që, unë jam plotësisht mirënjohës për gjithçka, pasi do tw rikthehem kampione”, tha Namajunas, 11 fitore e 5 humbje nw UFC.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat