Presin një përgjigje nga Tyson Fury

Boksi

Presin një përgjigje nga Tyson Fury

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 12:28
Presin një përgjigje nga Tyson Fury

Menaxheri i boksierit ukrainas Oleksandr Usyk ka deklaruar se ka patur një progres në lidhje me mundësinë e zhvillimit të një dueli të madh në peshën e rëndë mes dy kampionëve të botës në këtë Divizion. Ai synon një përballje mes ukrainasit dhe Tyson Fury, sfidë që do të zhvillohej në vitin 2023.

Gjithsesi, Egis Klimas, menaxheri i Usyk, tha se tani presj një përgjigje nga Fury dhe stafi i tij. “Ne u kemi lënë atyre dorë të lirë të vendosin se ku dëshirojnë të zhvillojnë sfidën. Nga ana jonë gjithçka është bërë. Tani është vetëm një njeri që pritet të thotë fjalën e tij, të thotë PO dhe ai është Tyson Fury”, u shpreh Klimas.

“Ne e kuptojmë vështirësinë e kësaj sfide për Usyk, pasi Tyson është më i madh, është i talenuar dhe ka cilësi të jashtëzakonshme në ring. Fury është një boksier shumë i rrezikshëm për Usyk.

Gjithsesi, për këtë gjë do të vendosë ringu. Tani për tani jemi përqendruar te bisedimet dhe duam që ato të finalizohen”, tha menaxheri i Usyk.

Britaniku Tyson Fury do të përballet me patriotin e tij Dereck Chisora më 3 dhjetor, në stadiumin e Tottenham, në Londër. Kjo do të jetë sfida e tretë mes tyre, me Fury që ka triumfuar edhe në dy përballjet e para. Si Fury ashtu edhe Usyk janë të pamposhtur në karrierën e tyre si profesionistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat