Kampionia e botës befason: Jam stërvitur me meshkuj

Boksi

Kampionia e botës befason: Jam stërvitur me meshkuj

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 14:47
Kampionia e botës befason: Jam stërvitur me meshkuj

UFC-281 do të zhvillohet këtë fundjavë në arenën e famshme “Madison Square Garden” në Nju Jork dhe një nga sfidat kryesore është ajo për titullin kampion bote në peshën “strawweight” për femra mes kampiones në fuqi Carla Esparza dhe ish-kampiones, kinezes Weili Zhang. Esparza do të kërkojë të mbrojë me sukses titullin për herë të parë pasi e fitoi atë në maj 2022, kundër Rose Namajunas.

Esparza, që ka qenë kampionia e parë e këtij Divizioni, në vitin 2014, u shpreh se kinezja është një nga luftëtaret më të dobta që ka qenë ndonjëherë kampione e UFC-së. “Përgatitja për këtë sfidë ka qenë mjaft rraskapitëse. Janë katër-pesë muaj të mirë përgatitje për këtë ndeshje, kështu që ndjej se gjithçka ka shkuar shumë mirë”, tha luftëtarja amerikane.

“Gjëja kryesore që kam vënë re te Weili është vetëm forca e saj fizike.

Natyrisht, ajo është shumë e fortë, vërtet mjaft shpërthyese për një femër dhe padyshim që paraqet probleme.

Gjatë kësaj faze përgatitore jam stërvitur e ndeshur me shumë meshkuj për të testuar forcën time fizike. Weili ka edhe një grusht të fortë, ndaj mendoj se sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të na favorizojë”, tha Esparza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat