Kosova kërkon sqarim nga IBA për telashe që ka me Spanjën

Boksi

Kosova kërkon sqarim nga IBA për telashe që ka me Spanjën

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 11:57
Ilustrim

Federata e Boksit e Kosovës njofton se me dy boksierë do marrin pjesë në Kampionatin Botëror për të rinj.
Synimi i tyre është që të paraqiten sa më mirë në këtë ngjarje të madhe. 

“Kosova ka paraqitur 2 boksier 86 kg Taulant Jakupi, 92 kg  Donat Syla për Kampionatin Botëror për të rinj, U18,që do të zhvillohet në Alicante, La Nucía të Spanjës.

Sipas fjalëve të selektorit Besim Brahimi boksierët tanë janë përgatitur  maksimalisht, janë në formë të mirë dhe të gatshëm për pjesëmarrje në këtë kampionat.

Edhe pse boksierët janë të gatshëm dhe me kohë jemi paraqitur për pjesëmarrje në këtë kampionat, boksierët Taulant Jakupi e Donat Syla, selektori Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli ende nuk janë pajisur me viza.

Ne kemi kërkuar sqarime nga Federata botërore, IBA për mospajisje me viza, IBA është përgjigjur se kanë kontaktuar me ambasadën Spanjolle në Shkup dhe ju është thënë se jemi duke pritur përgjigjen nga Madridi për ekipin e Kosovës”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat