Nelson Hysa fiton me pikë, Alban Beqiri “uragan” ndaj kundërshtarit hungarez

Boksi

Nelson Hysa fiton me pikë, Alban Beqiri “uragan” ndaj kundërshtarit hungarez

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 22:42
Nelson Hysa fiton me pikë

Mbrëmje emocionuese në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës në edicionin e tretë të “Titans Fight”.

Triumfe të padiskutueshme të dy boksierëve shqiptarë në dy sfidat e parë, të cilët ndezën pallatin e sportit në Durrës ku ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm tifozësh.

Nelson Hysa arriti të mposhtte me pikë Danny Williams në kategorinë e peshave të rënda, pas një dueli të fortë e përgjithësisht të ekuilibruar. Në përfundim të luftës, Williams njoftoi tërheqjen nga boksi.

Alban Beqiri ishte thjesht i papërmbajtshëm përballë Pal Olah të Hungarisë, të cilën e hodhi në tapet që në raundin e parë, pa i dhënë asnjë shans që të vijonte duelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat