Haxhi Krasniqi e bën premtimin e madh: Dua të boksoj në Kosovë para 25 mijë tifozëve

Boksi

Haxhi Krasniqi e bën premtimin e madh: Dua të boksoj në Kosovë para 25 mijë tifozëve

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 15:55
Haxhi Krasniqi

Haxhi Krasniqi po e planifikon rikthimin e madh në boksin profesionist në vitin që po vjen.

Boksieri nga Kosova e humbi titullin e kampionit të botës pas humbjes kontroverse nga Dominic Bösel, pas së cilës u ankua pasi konsideroi se iu bë e padrejtë.

E tash, 35 vjeçari po bëhet gati për një rikthim në ring në vitin 2023 pasi synon ta rikthejë brezin e artë në boks.

Me gjasë, Haxhi Krasniqi do të zbresë në ring në muajin shkurt.

“Për mua, Munichu është vendi perfekt për luftën e radhës sepse këtu është vendi ku fillova të boksoja në Gjermani dhe ku prindërit e mi jetojnë ende këtu”, deklaroi Krasniqi në një takim që e pati me lojtarët e volejbollit të klubit WWK Volleys Herrsching.

Ndërkohë, një ëndërr e madhe për boksierin nga Juniku është që të boksojë në vendin ku u lind e ku u rrit.

“Dua të boksoj në stadiumin e futbollit përballë 25 mijë spektatorëve në Kosovë në muajin gusht”, premton ai.

“Unë gjithmonë e kam ëndërruar një familje të madhe dhe të shëndetshme. Jam pjekur shumë pasi jam bërë baba. Boksi më ka bërë më të fortë, fizikisht dhe mentalisht. Gjithmonë jam munduar t’i transferoj mësimet nga ringu në jetën time private”, nënvizoi ai.

Pra, viti 2023 do të jetë mjaft i ngjeshur për Krasniqin, me së paku dy meçe.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat