Khabib karikon nxënësin e tij

Boksi

Khabib karikon nxënësin e tij

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 12:10
Khabib karikon nxënësin e tij

Kampioni i peshës së lehtë në artet marciale mikse Islam Makhachev do të ketë një sfidë të vështirë përpara. Më 11 shkurt të vitit të ardhshëm, ai do të duelojë në eventin UFC-284, në Perth (Australi) ndaj kampionit të botës në peshën “featherweight” (pesha deri 66kg), Alexander Volkanovski.

Makhachev u shpall kampion bote dy muaj më parë, në eventin UFC-280, kur mposhti brazilianin Charles Oliveira. Në prag të kësaj sfide të vështirë ndaj kampionit australian, ka folur ish-kampioni i botës në peshën e lehtë, rusi Khabib Nurmagomedov, që njëkohësisht është edhe trajneri i Islam Makhachev.

“Ndaj Volkanovski do të jetë një përballje më e ashpër se ajo ndaj Charles Oliveira, pasi australiani ka shumë përvojë.

Natyrisht të dy janë kampionë dhe përvojë në kafaz, por do të jetë një duel më i vështirë për Islam. Gjithsesi, ne nuk na tremb apo intereson ky fakt, pasi ne do ta heqim qafe edhe atë dhe do t’ia marrim titullin”, tha Khabib.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat