Fury dhe Chisora, pas duelit në një tavolinë

Boksi

Fury dhe Chisora, pas duelit në një tavolinë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 14:14
Fury dhe Chisora, pas duelit në një tavolinë

Pasi përfunduan duelin mes tyre në ring, dy boksierët britanikë Tyson Fury e Dereck Chisora, janë mbledhur në një dhomë dhe kanë shijuar nga një hamburger. Fotot e videot publikuara pas duelit, me dy boksierët që shijojnë nga një hamburger në një nga dhomat e stadiumit të Tottenham po bëjnë xhiron e botës.

Në duelin e zhvilluar në Londër, Tyson Fury mposhti me KO teknik në raundin e dhjetë Dereck Chisora, duke mbrojtur titullin kampion bote në peshën e rëndë (WBC). Një sfidë e dominuar nga Fury, që qëndron i pamposhtur në karrierën e tij.

Kjo ishte sfida e tretë mes tyre dhe në të trija rastet ka fituar Fury, që gjithnjë ka shprehet se ka respekt maksimal për Chisora. Marrëdhënia mes tyre është mjaft e mirë, çka e konfirmon edhe biseda pas duelit, duke shijuar një ushqim të shpejtë.

“Po shijoj këtë hamburger, por po më dhëmb trupi”, thotë Chisora.

“Kjo është normale pas gjithë atyre grushteve”, replikon Fury e dominoi sfidën, duke i dhënë patriotit të tij një mori grushtesh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat