A do të licencohet Federata e Boksit e Kosovës?

Boksi

A do të licencohet Federata e Boksit e Kosovës?

Nga: K. Goca Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 16:35
A do të licencohet Federata e Boksit e Kosovës?

Federata e Boksit e Kosovës ende nuk është licencuar nga Komisioni për licencim në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe të Sportit të Kosovës.

Komuniteti i boksit me vesh e sy është duke pritur lajmin, do të licencohet apo jo!

Sipas burimeve tona, ka mundësi qysh nesër ose pasnesër të licencohet Federata e Boksit e Kosovës.

Nëse vërtet licencohet, do të jetë lajmi më i mirë për komunitetin e boksit të Kosovës.

Gjithçka do të shihet brenda 48 orëve, ndërsa qasja me Komisionin për licencim është e pamundur, të paktën për të marrë ndonjë opinion të tyre se deri ku ka shkuar procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat