Legjenda e boksit ferizajas, Qamil Hashani, është takuar me figura të njohura të boksit gjatë turneut të boksit profesionist që u mbajt në Pejë gjatë javës që e lamë pas.
Ai ka takuar edhe selektorin e Shqipërisë, Zef Gjonin.
Hashani është takuar edhe me Aziz Salihun, fituesin e medaljes së bronztë Olimpike në vitin 1984.

Hashani dhe Aziz Salihu
Përveç kësaj pati kënaqësinë të bëjë disa foto me ta, si me Latif Demollin, gjyqtarin e boksit, po ashtu gjyqtarët Agim Tahiraj dhe Ferit Ukshini, me veprimtarin e boksit Fadil Syla, me legjendën e boksit Muharrem Gjocaj etj.

Hashani tha se turneu ishte shumë i mirë dhe beson e shpreson se në të ardhmen do të ketë ngjarje edhe më shumë të tilla në Kosovë.

Gjatë garës

Qamil Hashani, Fadil Syla, Artan Muhaxhiri dhe Agim Tahiraj