Joshua zgjedh trajnerin e ri

Boksi

Joshua zgjedh trajnerin e ri

Më: 10 janar 2023 Në ora: 13:47
Joshua zgjedh trajnerin e ri

Eddie Hearn, promotori i boksierit britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka zbuluar disa detaje të rëndësishme në lidhje me rikthimin e këtij të fundit në ring. Joshua nuk duelon që prej gushtit 2022, kur humbi revanshin ndaj Oleksandr Usyk.

“Joshua ka zgjedhur tashmë trajnerin e ri dhe javën e ardhshme do të nisë fazën përgatitore. Ai do të stërvitet në Amerikë. Është vendosur gjithashtu që sfida e tij e radhës të jetë më 1 prill, në Londër”, u shpreh Eddie Hearn.

Gjithsesi, menaxheri i Joshua nuk ka bërë me dije emrin e rivalit të tij, duke thënë se gjithçka do të zyrtarizohet së shpejti.

“Do të jetë një rival brenda “top-20” më të mirëve në botë. Së shpejti do të zbulojmë gjithçka”, deklaroi për mediat britanike Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat