“Karriera e tij mbyllet përgjithnjë nëse humbet edhe në duelin e radhës”

Boksi

“Karriera e tij mbyllet përgjithnjë nëse humbet edhe në duelin e radhës”

Më: 13 janar 2023 Në ora: 11:50
Anthony Joshua

Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit e menaxheri i Anthony Joshua, u shpreh se karriera e britanikut do të mbyllet përgjithnjë në rast se ai humbet edhe duelin e radhës, atë që ka planifikuar të zhvillojë në prill. Joshua, ish-kampion botë në peshën e rëndë, ka humbur dy eulet e fundit ndaj Oleksandr Usyk, duke dorëzuar edhe titujt.

Britaniku do të udhëtojë në Amerikë, ku do të përgatitet për duelin e radhës më prill, por ende nuk ka asnjë emër në lidhje me rivalin e tij. Hearn, për mediat sqaroi: “Është një moment shumë delikat për Joshua, ku të gjithë ne mezi presim të shohim reagimin e tij në ring”.

“Ai e di mirë se dueli i prillit është vendimtar për të, pasi humbja do  të thoshte se gjithçka ka marrë fund. Përfundimisht. Do të ishte humbja e tretë radhazi për të, e tepërt për një kampion bote.

Joshua i duhet një fitore madhështore, me KO për të treguar se është rikthyer. Kjo është ajo që presim prej tij”, tha Eddie Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat